Nënat meritojnë dënim për vrasjen e fëmijëve të tyre - Aborti është vrasje

Mund të punësosh një vrasës me pagesë për të torturuar dhe vrarë një fëmijë të pafajshëm në një mënyrë të ngadaltë dhe të dhimbshme, dhe prapë miliona të krishterë bashkëkohorë do të nxitojnë të të vinë në mbrojtje, duke mbrojtur ndjenjat e tua, dhe duke u siguruar që askush nuk guxon të të kërkojë llogari për veprimet e tua.

Shumë të krishterë bashkëkohorë nuk e trajtojnë seriozisht abortin. Kjo përfshin shumë gra që mbajnë shenja duke marshuar rreth klinikave të abortit. Ato janë kundër abortit, por nuk e besojnë vërtetë që është vrasje. 

Të gjithë të krishterët janë pro jetës. Kjo është e qartë. Ata që e mbështesin abortin mund ta konsiderojnë veten të përjashtuar nga kisha. Unë jam prift, dhe nuk ua jap kungimin atyre që janë "pro-zgjedhjes". Nëse një person mendon se është e pranueshme për një mama të vrasë foshnjën e pa lindur, atëherë ky person nuk ka vend në Tryezën e Zotit. Gjatë viteve që kam qenë prift orthodhoks, kam qenë tepër i qartë për këtë.

Mbështetësit e abortit nuk janë fare të krishterë. Nëse shkojnë në kishë, shkojnë si hipokritë. Është e pamundur që të kenë një zemër pendimi dhe besim te Krishti, ndërkohë që suportojnë therjen e pamëshirshme të fëmijëve të pafajshëm. — Të gjithë të krishterët janë pro jetës.

Mos trajtimi  seriozisht i abortit

Fatkeqësisht, ka shumë të krishterë bashkëkohorë pro jetës që nuk e trajtojnë seriozisht abortin. Kjo përfshin shumë gra që mbajnë tabela duke marshuar rreth klinikave të abortit. Ata janë kundër abortit, por nuk e besojnë vërtetë që është vrasje.

Një nga shembujt më goditës ndodhi para pak vitesh, kur Donald Trump tha se gratë duheshin ndëshkuar për abortet. Reagimi i  ashpër  nga e majta ishte i parashikueshëm dhe aspak i habitshëm. Ajo që ishte vërtetë e habitshme, qe kundërvënia e madhe nga e djathta. Miliona njerëz që deklaronin se ishin “pro jetës” u ofenduan dhe u zemëruan papritur, sepse ai guxoi të thoshte se vrasësit duheshin dënuar.

Për fat të keq ai iu përgjigj me dobësi këtij reagimi të ashpër, duke e kthyer menjëherë mbrapsht.  Ai shpalli se donte vetëm të ndëshkonte doktorët që bënin abortin, dhe jo të ndiqte nënat që i paguanin për të vrarë fëmijët e tyre.

Të krishterët duhet të tmerrohen nga fakti se ka të krishterë që mendojnë kështu.

Turma që është pro abortit mund të shikojë me lehtësi hipokrizinë e atyre që pranojnë se janë pro jetës. Për shembull, konsidero fjalët ngacmuese në fragmentin nga "Aborti është vrasje?", një artikull nga gazetari liberal Klej Xhones:

"Lobingu i anti-zgjedhjes është grupi më i pandershëm në politikën e sotme amerikane. . . . Për vite me radhë qentë e tërbuar të tufës së anti-zgjedhjes e kanë përshkruar abortin si një vrasje. Ata thonë se nënkupton se do të thotë të vrasësh një foshnjë. Mendoj se çdokush që vret një foshnjë është vrasës.  [Akoma] Kur Trump bëri gafën dhe tha se gratë duhet të dënohen për marrjen e abortit, të gjithë njerëzit anti zgjedhje e distancuan veten nga ky caktim."

Pastaj me qartësi dhe ndershmëri, Xhons bën pyetjen një milion dollarëshe:

"Por si mund ta kategorizoni diçka si vrasje, doni ta klasifikoni ligjërisht si krim, dhe pastaj të thoni se nënat nuk janë vrasëse?"

Vërtetë, përballë një pyetjeje kaq të drejtpërdrejtë të gjithë konservatorët duhet të mbeten pa fjalë. Mamatë po vrasin foshnjat e tyre. Nuk ka rëndësi a e besojmë ne që është vrasje ose jo.

Nëse presidenti do të kishte bërë këto shpallje, do ta kishin duartrokitur:

  • Përdhunuesit e fëmijëve duhen ndëshkuar.
  • Trafikuesit e fëmijëve duhen ndëshkuar.
  • Njerëzit që rrëmbejnë fëmijët duhet të ndëshkohen.
  • Njerëz që marrin armët dhe therin fëmijë në shkollë duhet të dënohen.
  • Abuzuesit, torturuesit, dhe vrasësit e fëmijëve, duhet të dënohen.

Shpallje të tilla janë të zakonshme, të padiskutueshme, dhe me to bien dakord një numër i madh njerëzish në planet. Nëse abuzon, torturon, ose vret një fëmijë, duhet ta paguash shtrenjtë.

Por duket se ka një përjashtim. Siç duket mosha e fëmijës është e rëndësishme për disa njerëz. Nëse fëmija është mjaft i vogël, mund të paguash dikë që ta helmojë, ta djegë, ta copëtojë ose ta shqyejë fëmijën, duke shkulur një nga një gjymtyrët. Mund të paguash dikë që të injektojë kimikate në mitrën tënde, të djegin keq mushkëritë dhe lëkurën e fëmijës, duke e sjellë për një orë a më shumë një vdekje të ngadaltë dhe të dhimbshme. Ti mund të paguash dikë që t’i ngulë thikën në kokë, të nxjerrë trurin e fëmijës me vakuum, të thyejë kafkën e fëmijës, dhe pastaj ta nxjerrë jashtë dhe të hedhë atë që ka mbetur nga foshnja juaj. Ju mund t’i bëni të gjitha këto gjëra dhe të mos quheni vrasës.

Mund të punësosh një vrasës me pagesë për të torturuar dhe vrarë një fëmijë të pafajshëm në një mënyrë të ngadaltë dhe të dhimbshme, dhe prapë miliona të krishterë bashkëkohorë do të nxitojnë të të vinë në mbrojtje, duke mbrojtur ndjenjat e tua, dhe duke u siguruar që askush nuk guxon të të kërkojë llogari për veprimet e tua.

Një kriminel ka vrarë një fëmijë

Shën Nikolai Velimiroviç tregon për një burrë që theri një fëmijë të pafajshëm, duke rrëfyer në detaje të gjitha proceset përmes të cilave kalon një njeri, për të pastruar ndërgjegjen e gjakosur:

Është e tmerrshme të vrasësh dikë. Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë tmerrin që mban të lidhur vrasësin. Ndërkohë që njeriu po pregatitet të vrasë një njeri tjetër, mendon se do të jetë njësoj si të vrasësh një buall.  Kur ai kryen vrasjen e paramenduar, atëherë, menjëherë, ai e kupton se ka shpallur luftë në qiell dhe në tokë, dhe është tashmë i dëbuar dhe i përjashtuar nga qielli dhe toka. Viktima nuk i jep paqe as ditën e as natën.

Një kriminel i njohur i erdhi Zosimës në Sinai dhe iu lut që ta qethte murg. Zosima e veshi sipas mënyrës murgjërore dhe e dërgoi në Manastirin e Të Nderuarit Dorotheu afër Gazës, për të jetuar si asket  në një manastir.

Pas nëntë vitesh krimineli i qethur murg u kthye te Shën Zosima, i ktheu veshjen e murgut dhe kërkoi rrobat e tij prej laiku. Pyetjes se përse po e  bënte këtë, krimineli iu përgjigj se për nëntë vjet i qe lutur Zotit me zell, kishte agjëruar, kishte ndenjur zgjuar, si dhe kishte përmbushur detyrat e bindjes, dhe tani ndjente se shumë nga mëkatet i ishin falur, përveç njërit që e torturonte vazhdimisht.

Dikur kishte vrarë një fëmijë të pafajshëm, dhe ai  fëmijë i shfaqej ditë e natë duke e pyetur: “Pse më vrave?”

Për këtë ai vendosi të largohej dhe t’ia dorëzonte veten autoriteteve që të mund ta ekzekutonin dhe kështu të paguante për gjakun e derdhur. I veshur me rrobat e zakonshme, ai shkoi në qytetin e Diospolisit, ku pranoi krimin e tij dhe u ekzekutua. Kështu e lau me gjakun e tij mëkatin e tij të përgjakshëm.

— Shën Nikolai Velimiroviç, Prologu i Ohrit,  4 Qershor

Është e rëndësishme që të kuptosh fjalët e këtij shenjtori, dhe kontekstin në të cilin i përdor. Ai nuk po sugjeron se gjaku i Krishtit nuk është i mjaftueshëm për të larë mëkatet tona, dhe duhej të derdhej gjaku i këtij krimineli. Kjo do të ishte një keqkuptim i madh i fjalëve të shenjtorit. 

Brenda kontekstit të  Prologut të Ohrit, kuptohet që vetëm Krishti mund t’i falë mëkatet. Vetëm gjaku i tij mund t’i lajë mëkatet. Megjithatë, nëse do që të marrësh faljen me anë të gjakut të Krishtit, atëherë është e nevojshme që të pendohesh për mëkatet e tua. Dhe pendimi do të thotë më shumë se të ndihesh keq dhe të thuash "Më fal".

Pendimi i vërtetë kërkon veprime të drejta, dhe një ndryshim tërësor i jetës. Nëse nuk pendoheni dhe veprimet tuaja nuk tregojnë frytet e pendimit, atëherë mëkatet   tuaja nuk do të lahen. Nëse veprimet e tua nuk demonstrojnë pendim, atëherë nuk mund të shpëtohesh.

Dhe cilat janë bëmat e pendimit të vërtetë? Ato janë e kundërta e mëkatit. Për shembull:

  • Nëse ke qenë llupës, duhet të agjërosh, të lutesh dhe të ushtrohesh me vetkontrollin.
  • Nëse ke qenë hajdut, duhet të fitosh para ndershmërisht, dhe të dhurosh me vullnetin tënd për hir të bamirësisë.
  • Nëse ke qenë gënjeshtar, atëherë tani duhet të flasësh ndershmërisht.
  • Nëse ke qenë frikacak atëherë duhet të tregosh të vërtetën me guxim dhe pa frikë.
  • Nëse ke qenë imoral, atëherë duhet të mohosh kënaqësitë trupore, dhe të vendosësh që nuk do të strehosh mendime të papastra në mendje, dhe jo pamje të papastra para syve të tu.

Në historinë më sipër, të treguar nga Shën Nikollai Velimirovic, një njeri kishte vrarë një fëmijë të pafajshëm, dhe pastaj u kishte shpëtuar autoriteteve. Edhe pse ky burrë u bë murg dhe kaloi 9 vite në pendim, nuk ishte mjaft. Zoti nuk i dha leje ndërgjegjes së tij t’i jepte qetësi, deri sa ai vullnetarisht e dorëzoi veten te autoritetet, dhe me vullnetin e vet vuajti dënimin me vdekje për krimin e tij.

Duke marrë përgjegjësi të plotë për krimin e tij, ai më në fund tregoi veprat e pendimit që ishin të nevojshme. Dhe për arsye se tregoi frytin e pendimit, Zoti e fali për mëkatin.

Marrja seriozisht e abortit

Krimineli u pendua plotësisht dhe gjeti shpagim, sepse e mori seriozisht vrasjen. Ai e pranoi plotësisht peshën e mëkatit, dhe kështu u bë e mundur që ai të pendohej ashtu siç duhej.  Ai  kaloi vitet e fundit të jetës në një manastir, dhe pastaj vuajti vdekjen me vullnetin e tij si dënim për fajin e tij. — Mëkati i tij ishte i madh, prandaj dhe pendimi ishte po aq i madh.

Nëse gratë që kanë abortuar më parë duan të provojnë shpengimin, në fillim duhet të pendohen plotësisht. Dhe nuk mund të pendohen mirë deri sa ta pranojnë peshën e asaj që kanë bërë. Ato nuk po pendohen për një aksident, një gabim, apo gjykim të keq. Ato po pendohen për shkallën e parë të vrasjes së paramenduar të një fëmije të pafajshëm. Duhet ta pranojnë këtë. Asgjë tjetër nuk funksionon.

Nëse do të jetonim në një shoqëri të krishterë, ku therja e foshnjave të palindura do të ishte e jashtëligjshme, atëherë gruaja do të bënte po atë që bëri krimineli. Do të mund ta dorëzonte veten te autoritetet, dhe të vuante dënimin e përshtatshëm për vrasje. Me një zemër të penduar, duke i ardhur keq për mëkatet e veta, ajo mund të merrte zgjidhje e plotë nga prifti. Dhe kur ta mbyllte jetën, ajo do të mund të pushonte në paqe, duke hyrë në prezencën e Zotit me ndërgjegje të pastër, tërësisht i falur.

Por sot, çfarë duhet të bëjë një grua që është penduar plotësisht? Nëse do ta dorëzonte veten tek autoritetet nuk do të sillte asgjë të mirë. Ata do të thoshin se të therësh të pafajshmit është “e ligjshme", dhe se ajo nuk ka bërë asgjë të keqe. Në mes të një shoqërie të pa perëndishme, çfarë mund të bëjë ajo? Si do ta tregojë ajo pendimin e vërtetë?

Mëkati i saj është i madh. Gjithashtu edhe pendimi i saj duhet të jetë i madh. Ndërsa format specifike të pendimit janë të ndryshme për të gjithë individët, ka disa shembuj që mund të sugjerohen. Zoti e di se nuk ka mundësi për të që ta dorëzojë veten te autoritetet. Kështu çfarë mund të bëhet? Ja disa opsione:

  • Pranoje fajin në publik. — Meqë ke bërë vrasje për të fshehur një sekret të turpshëm, mund të pendohesh me anë të pranimit publikisht të asaj çfarë ke bërë. Mos e mbulo me sheqer. Thuaji njerëzve që ke vrarë një fëmijë të pafajshëm. Tregoji për tmerret e abortit. Lutju që të mos e bëjnë atë që bëre ti. Kur të përpiqen të zbusin fjalët, duke e quajtur më pak se vrasje, mos e prano. Këmbëngul që njerëzit ta quajnë abortin ashtu siç është: vrasje e paramenduar e një të pafajshmi.
  • Shit gjithçka që ke. Përdor gjithë paratë e tua për të shpëtuar fëmijët. — Meqenëse sakrifikove jetën e një fëmije që të mos vuaje vështirësitë, mund të pendohesh duke i dhënë vetes vështirësi, duke dhënë paratë e tua për të shpëtuar jetët e fëmijëve. Mos bli ato këpucët e reja dhe biletën e pushimeve të bukura verore. Përdor çdo burim të mundshëm për të ndihmuar gratë e tjera të bëjnë një zgjedhje më të mirë se jotja. Nëse sheh dikë që po konsideron abortin, paguaj faturën mjekësore. Paguaj për ushqimet. Ofro mundësinë për ta adoptuar fëmijën e saj. 
  • Adopto shumë fëmijë. — Meqenëse vrave një fëmijë me shpresën se do t’i shpëtoje përgjegjësisë dhe mëmësisë, mund të pendohesh duke marrë përgjegjësi të reja vullnetarisht, duke sakrifikuar paratë dhe kohën tënde, dhe duke shpëtuar fëmijë të braktisur, dhe t’i rrisësh me zell dhe në dashurinë e Zotit Jezus Krisht.
  • Futu në manastir. Bëhu murgeshë. — Meqenëse more jetën e një qenieje njerëzore mund të pendohesh duke e dorëzuar jetën tënde në bindje dhe përulje fetare. Meqenëse deri në një farë pike ke jetuar në imoralitet seksual, mund të pendohesh duke e kaluar jetën në beqari. Dedikoja të gjitha vitet e mbetura përuljes, agjërimit, lutjes, dhe pendimit. 

Këto opsione nuk janë reciprokisht  të  veçanta. Një grua mund të pranojë publikisht fajin, dhe gjithashtu të adoptojë fëmijë. Dhe nëse adopton fëmijë, kjo nuk e ndalon për t’u  bërë murgeshë më vonë në jetë. Ka shumë të krishterë orthodhoksë që i kanë rritur fëmijët, dhe pastaj kanë kaluar vitet e fundit të jetës në manastire.

E rëndësishme: Ka shumë mënyra me anë të të cilave njerëzit mund të shfaqin pendimin. Zoti merret ndryshe me gjithsecilin nga njerëzit. Jo të gjithë mund të bëhen murgesha, dhe jo të gjithë mund të birësojnë. Kjo listë nuk është dobësuese. Kjo listë jep vetëm shembuj. Kryesorja është se jeta juaj duhet të ndryshojë. Duhet të bëhet e qartë se ti je penduar për mëkatet e kaluara, dhe se nuk ke qëllim që t’i përsërisësh.

Tmerr i pamjaftueshëm

Nëse një grua e re në qytetin tënd do të merrte një vajzë tri vjeç, t’i priste fytin, t’ia shteronte gjakun, dhe pastaj ta hidhte trupin e saj të pajetë në një kazan plehrash, të gjithë do të ishin tmerruar krejtësisht. Deri sa të jemi njësoj të shokuar dhe të trazuar nga tortura e vrasjes së një fëmije të pafajshëm në mitër, kurrë nuk do t’i përgjigjemi ashtu siç duhet krimit të abortit.

Nëse nuk tmerrohemi aq sa duhet nga aborti, nuk kemi për të pasur sukses në çrrënjosjen e tij. Duhet t’i përgjigjemi këtij krimi, ashtu siç do t’i përgjigjeshim çdo krimi tjetër.

Nëse një grua do të vriste një tri vjeçar në qytetin tënd, çfarë justifikimesh do të pranoje? Brenda çfarë rrethanash do ta liroje nga mbërthimi? Sikur të thoshte këto gjëra:

  • "Jam shumë e re. Nuk jam gati për t’u bërë mami akoma. Ja pse m’u desh ta vrisja vajzën."
  • "Humba punën. Nuk kam të ardhura për ta ushqyer vajzën. Ja pse duhej ta vrisja."
  • "Prindërit dhe i dashuri im nuk e donin vajzën time. Më bënë presion që ta zhdukja atë. Ja pse duhej ta vrisja."
  • "Isha përdhunuar. Bija ime ngjante tamam si përdhunuesi, dhe nuk e duroja dot më. Ja pse u desh ta vrisja."
  • "Vajza ime ishte rezultat incesti. Babai është i rëndë dhe kisha shumë turp. Ja pse e vrava."
  • "Kam gjithë jetën përpara. Dua të shkoj në shkollë dhe të marr një punë të mirë. Por nëse gjithmonë do më duhet të kujdesem për vajzën, nuk i përmbush dot ëndrrat e mia. Ja pse u desh ta vrisja."

Nëse do të të thoshte këto gjëra si do t’i përgjigjeshe? — "Oh, kjo ështe një arsye e mirë për t’i prerë fytin një tre vjeçareje. E kuptoj. Nuk ka problem!" — Kështu do t’i përgjigjeshe? Patjetër që jo.

Atëherë përse duhet t’ua pranojmë justifikime të tilla nënave që vrasin fëmijën e tyre të palindur?

Shpengim Tërësor

Ndërkohë që është mëkat ta trajtosh jo seriozisht mëkatin, është po ashtu një mëkat për t’u dëshpëruar. Vrasja është serioze, por nuk është e pafalshme. Çdokush që vjen te Krishti në përulësi dhe pendim falet plotësisht, dhe është absolutisht e nevojshme që ta mbajmë mend këtë.

Nëse një person pendohet sepse ka përdhunuar një fëmijë, ka abuzuar një fëmijë, ka rrëmbyer një fëmijë, ose ka vrarë një fëmijë, atëherë duhet ta falim atë person. Çdo njeri që vjen te Krishti i penduar mund të falet nga çdo mëkat.  Ne duhet ta pranojmë atë person si pjesë e Trupit të Krishtit, dhe duhet të mos e dënojmë atë njeri për mëkatet e kaluara. Duhet ta duam dhe ta pranojmë atë në të njëjtën mënyrë si Krishti.

Nëse ti vetë ke vrarë një fëmijë — nëse ke bërë abort — atëherë të nevojitet ta kuptosh atë çfarë ke bërë. Duhet të ofrosh pendim të plotë dhe të thellë. Dhe duhet ta pranosh mrekullinë e mëshirës së Krishtit, duke pranuar se Ai fal edhe vrasësit. Ashtu si Ai lau mëkatin e Mbretit David, dhe njësoj si lau mëkatin e Saulit (që u bë apostull Pavli), Ai gjithashtu mund të ta lajë dhe ty mëkatin.

Rruga për në shpengim të plotë nuk vjen nga minimizimi i mëkatit, por duke e përballuar atë drejtpërdrejt. Zoti i fal ata që pendohen. Dhe ti nuk mund të pendohesh ashtu si duhet deri sa ta kuptosh dhe ta pranosh peshën e mëkatit tënd.

Na dhëntë Zoti pendim të gjithëve.

— At Josif Glison 

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español