Ҫfarë ka përgatitur për ne regjimi i Baidenit? [1]
Image alignment
Xhoe Baiden, një mik i Pat Bartholomeut, mbrojtësi i LGBT dhe një avokat i abortit, u shpall president i SHBA-së. Por si do të ndikojë presidenca e tij te Orthodhoksia dhe Ukraina?
Më 20 janar, në mesditë me kohën e Uashingtonit, dhe në orën 19.00 sipas kohës së Kievit, Josef Baiden dhe Kamila Harris bënë betimin si president dhe zëvendës president i Shteteve të Bashkuara. [2]Inaugurimi u reduktua dhe modifikua në lidhje me pandeminë e koronavirusit. Disa prej pjesëve të tij u dhanë në internet. Por çfarë pason është shumë më e rëndësishme se vetë inaugurimi. Cila do të jetë politika në sferën e besimit që administrata e ardhshme amerikane do të ndjekë dhe si mund të ndikojë në çështjet e kishës ukrainase? Le ta zbulojmë këtë.
Me presidencen e Baidenit, Fanari dhe OCU do te kene epoken e tyre te "arte" age. Foto: UOJ
Xhoe Baiden dhe Kamila Harris. Foto: GETTY IMAGES
Xhoe Baiden eshte nje romanokatolik qe promovon LGBT dhe abortin
Xhoe Baiden është nga përkatësia e tij fetare formalisht një romanokatolik, dhe u bë presidenti i dytë romanokatolik në historinë e Amerikës, pas XHon F.Kenedi. Por për sa i përket pikëpamjes së vërtetë fetare të presidentit të ri amerikan, kjo është shumë e veçantë.
Xhoe Baiden e ka treguar veten një mbrojtës shembullor dhe konsekuent të LGBT. Në 2014, teksa shërbente si zëvendës president i SHBA-së nën Barak Obamën, ai deklaroi se mbrojtja e të drejtave të pakicave seksuale është një tipar i spikatur i vendeve të civilizuara dhe që duhet të qëndrojë mbi kulturat kombëtare dhe traditat sociale. Realisht, kjo deklaratë tingëllonte kështu: “Nuk dua t’ia di se ç’është kultura juaj. Mizoria mbetet mizori dhe paragjykimet mbeten paragjykime”. Me fjalë të tjera, katoliku Xhoe Baiden e quajti qëndrimin negativ të Biblës ndaj LGBT-ve mizori dhe paragjykim.
Në 2016, ndërsa shërbente si zëvendës president i Amerikës, Xhoe Baideni zhvilloi një ceremoni “dasme” [3]për dy punonjës homoseksualë të Shtëpisë së Bardhë në pallatin e tij dhe shkruajti këtë mesazh tuiteri: “Krenar që po martoj Brajanin dhe Xhoen në shtëpinë time".
Xhoe Baiden kryen sherbesen e "marteses" per dy burra. Foto: nypost.com [4]
Xhoe Baiden Joe Baiden drejtoi ceremonine e "marteses" per dy burra, punonjes gej te Shtepise se Bardhe ne pallatin e tij.
Në tetor 2020, gjatë fushatës së zgjedhjeve, Baideni tha se 100 ditët e para të presidencës së tij do të jenë nën flamurin e mbrojtjes së të drejtave të LGBT dhe komuniteteve të tjera jotradicionale. Në këtë kohë, është planifikuar të adoptojë Aktin e ashtuquajtur të “Të Drejtave të Barabarta”, për përfaqësuesit e komunitetit të LGBT. Baideni gjithashtu ka premtuar se mbrojtja e LGBT do të ishte një përparësi në politikën e jashtme amerikane gjatë presidencës së tij.
Kjo është hera e parë që një transgjinor të caktohet në një zyrë të vjetër federale në SHBA. Baideni emëroi Rachel Levine për pozicionin e Sekretarit të Shëndetësisë.
Rachel Levine. Foto: REUTERS / Daniel Shanken
Tregon edhe për mënyrën sesi presidenti i ri lidhet me problemin e abortit. Në mesin e viteve 70, si senator, Baideni ishte negativ për legalizimin e abortit. Ja një nga deklaratat e tij nga ato vite: "Unë nuk mendoj se një grua ka të drejtën e vetme për të vendosur sesi duhet të sillet me trupin e saj, e gjitha kjo ka shkuar shumë larg". Dhe në 1976 ai ka mbështetur edhe Amendamentin Hyde, një projektligj që ndalonte përdorimin e fondeve federale për të paguar për abortet, përveç për të shpëtuar jetën e gruas. Së fundi, Baideni e ka ndryshuar rrënjësisht mendimin. Si pjesë e programit zgjedhor, ekipi i Baidenit paraqiti një plan veprimi që shprehu anulimin e vendimeve të Trampit mbi kufizimin e aborteve dhe mbrojtjen e fëmijëve të palindur dhe organizata e “Prindërisë së planifikuar”, që siguron shërbime aborti, në të kundërtën do të marrë fonde të buxhetit. Gjithashtu si pjesë e fushatës elektorale, Baideni kumtoi caktimin e Ron Klein [5]-it si kreu i administratës së Shtëpisë së Bardhë. Politikani konsiderohet një mbështetës i flaktë i abortit deri në atë masë saqë e radhit veten si ushtar në ushtrinë e mbështetësve të abortit. Pikëpamja e Baidenit mbi abortin çoi në faktin që ishte arsyeja pse rektori i Kishës Romanokatolike të Shën Antonit në Karolinën e Jugut, Robert E. Mori, i refuzoi misterin në 27 tetor 2019.
Por jo të gjithë udhëheqësit fetarë janë aq të skrupullt. Kishte edhe episkopë katolikë që kumtuan mundësinë e kungimit të Baidenit, pavarësisht nga pikëpamja e tij ndaj abortit dhe përfaqësuesit të Fanarit, kryepiskop Jovit të Telmessosit, në një nga intervistat kur u pyet nëse “një politikan që shpall krishterimin mund të flasë publikisht si për abortin ashtu edhe për martesën e dy personave të të njëjtës gjini?" u përgjigj se "çdo person duhet t’i shohë dhe dënojë mëkatet e tij dhe jo të gjykojë të afërmin".
Simpatia e madhe e dyanshme midis Baidenit dhe Fanarit nisi kur Baideni ishte zëvendës president. Në 2011 dhe 2014, dy prej vizitave të tij në Fanar ndodhën, pas të cilave patriarku i Kostandinoppjës u bë më aktiv në përgatitjen e Sinodit të Kretës, që ndodhi në 2016, dhe promovimin e idesë së supremacisë së Patriarkanës së Kostandinopojës në botën orthodhokse.
Vizita e Xhoe Baidenit ne Fanar me 2014. Foto: thenationalherald.com [6]
Si pasojë e kësaj, Baideni premtoi mbështetje të plotë për fanariotët dhe nga ana e tij mori Ҫmimin e të Drejtave të Njeriut të Patriarkut Athenagora, vendosur nga Sinodi i Arkonëve të Patriarkanës së Kostandinopojës.
Ishte pikërisht në këtë kohë që kreu aktual i arqdioqezës amerikane të Fanarit, kryepiskopi Elpidofori (Lambriniadis), formuloi konceptin e "Të Parit pa të barabartë”. Dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale, ai bëri nxitje aktive për të votuar për Baidenin dhe mori pjesë në veprime të ndryshme politike.
Kryepiskopi Elpidofori (Lambriniadis) ne takimin e madh te BLM in Bruklin, 2020 Foto: Romfea
Gjatë inaugurimit të Baidenit, kryepiskopi Elpidofori (Lambriniadis) mori pjesë në një shërbesë lutjesh ekumenike. Përveç tij, kjo "shërbesë" pati pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kishës Episkopale, romanokatolikëve, baptistëve, baptistëve, neopentekostalëve, paganëve, Hari Krishnas, judenjve, myslimanëve, lëvizjes së grave hormone “për qeveri të drejtë”, LGBT-ve dhe të tjerëve.
Ёshtë shumë domethënës fakti që komiteti i inaugurimit të presidentit e pozicionon kreun e arqdioqezës amerikane. Deklarata korresponduese shprehu idenë se hierarku fanariot do të “përfaqësojë Krishterimin Orthodhoks dhe do të ofrojë lutje për besimtarët në SHBA”. Pra, administrata e re amerikane sugjeron që është hierarku fanariot i përfaqëson të gjithë orthodhoksët amerikanë, pavarësisht nga fakti që është Kisha Orthodhokse Autoqefale e Amerikës në këtë vend (kanuniciteti i saj njihet nga të gjithë, ndërsa autoqefalia vetëm nga 5 kisha lokale) dhe dioqezat e shumë kishave lokale.
administrata e re amerikane sugjeron që është hierarku fanariot i përfaqëson të gjithë orthodhoksët amerikanë, pavarësisht nga fakti që është Kisha Orthodhokse Autoqefale.
Para inaugurimit, Alex Karloutsos, drejtori i arqdioqeës ortodokse greke të Amerikës, deklaroi se Baideni e krahasoi me Krishtin kreun e Fanarit: “Unë kam udhëtuar përqark botës dhe jam takuar me udhëheqës të rëndësishëm dhe ka vetëm dy figura të ngjashme me Krishtin që kam takuar — njëri është Nelson Mandela ndërsa tjetri është patriarku ekumenik Bartholomeu”. Karloutsos gjithashtu vërejti që Baideni "është mjaft besnik dhe miqësor me komunitetin grekoamerikan”.
Po ku të shpie kjo miqësi?
Së pari, kjo është pjesëmarrja e Fanarit në agjendën politike të prezantuar nga ekipi i Baidenit: mbështetje për të drejtat e LGBT, abortin dhe barazinë e përfaqësuesve të të gjitha orientimeve jo tradicionale. Sigurisht, nuk duhet të presim që Patriarku Bartholomeu do të nisë menjëherë një rishikim të mësimeve të Orthodhoksisë ndaj këtyre çështjeve. Ka dhe shumë mënyra të tjera për ta ndjekur agjendën. Nga thjesht t’i kthesh një sy të verbër ndaj ligjeve të Baidenit që i inkurajojnë LGBT-të te ajo që po bën Vatikani. Dhe na kujtohet, me një pikëpamje të pandryshueshme zyrtare, një konferencë mjaft influenciale në Gjermani që bënte thirrje për miratimin e “martesave” gej dhe Papa Françeku u kërkon sodomitëve falje dhe shpall nevojën për të legjisluar të drejtën e tyre për “bashkim”.
Agjenda është e përvijuar tashmë qartazi. Për shembull më 20 janar 2021, kryepiskopi Elfidofori, me rastin e Ditës së Martin Luter Kingut, publikoi një mesazh në video në të cilin nxiste amerikanët që të bënin pyetjen: "Ҫfarë po bëj unë për drejtësinë, barazinë dhe paqen raciale?” Kjo nuk është sigurisht ende një thirrje për të mbështetur të drejtat e komunitetit të LGBT, por është një shenjë e qartë e ndjekjes së një agjende mjaft liberale, që vendos në përparësi jo urdhërimet e Perëndisë por të drejtat e natyrës njerëzore të deformuar nga mëkati.
Së dyti, ardhja në pushtet e Baidenit në SHBA i rrit ndjeshëm gjasat që kryepiskopi Elpidofori do të bëhet pasuesi i patriarkut Bartholome. Në këtë rast, promovimi i teorisë së tij i “Të parit pa të barabartë” do të arrijë një nivel të ri kompetence.
Së treti, mbështetja e nëpunësve të administratës amerikane për pretendimet e Patriarkut Bartholome ndaj pushtetit absolut në Orthodhoksi do të rritet ndjeshëm. Siç e dini, këto pretendime po shprehen tani kryesisht në faktin që kishat lokale po detyrohen të pranojnë OCU (Kishën Orthodhokse të Ukrainës-skizmatike, jo kanonike) që lindi brenda kornizës së pretendimeve të Fanarit për epërsi. Hierarkëve të kishave lokale janë u është bërë trysni më parë që të imponojnë pranimin e tyre të OCU, por tani ekziston një mundësi që presioni i administratës amerikane do të rritet ndjeshëm. Koha do ta tregojë se sa të suksesshme do të jenë këto përpjekje por nuk mund të përjashtohet fakti që disa kisha lokale do të ndjekin kursin e Qipros dhe Aleksandrisë.
Mbështetja e nëpunësve të administratës amerikane për pretendimet e patriarkut Bartholome ndaj pushtetit të tij absolut në orthodhoksi do të shtohen ndjeshëm.
Ashtu siç tregon përvoja e kishave lokale që e kanë njohur tashmë OCU-n, kjo njohje sjell me vete mospajtime të fuqishme brenda këtyre kishave, duke përfshirë edhe refuzimin për të shërbyer së bashku. Në fund, kjo mund të përfundojë me ndarjen e kishave lokale në ato që do të qëndrojnë të patundura në Besën dhe moralin Orthodhoks dhe ato që do të pranojnë agjendën liberale dhe supremacinë e Fanarit. Për më tepër, kjo ndarje mund të ndodhë jo brenda kufijve të kishave lokale dhe as kufijve të dioqezave ose komuniteteve, por brenda Trupit të Gjallë të Kishës.
Së katërti, në Ukrainë, kjo do të rezultojë në një fushatë tjetër për të diskredituar UOC dhe përpjekjet për të nxitur sa më shumë famulli dhe madje dioqeza në UOC. Kjo konfirmohet nga marrëveshjet midis kryeministrit Denis Shmyhal dhe kreut të Fanarit gjatë një takimi të zhvilluar në Stamboll më 30 nëntor 2020, kur u bë e qartë se se Xhoe Baiden do të bëhej presidenti i SHBA-së. Sipas një burimi afër kreut të qeverisë, kryeministri ukrainas e siguroi kreun e Fanarit se Kievi është gati të nisë implementimin e planit për të mbështetur plotësisht Kishën Orthodhokse Ukrainase (skizmatike). Plani siguron “transferimin” e kishave dhe famullive të Kishës kanonike të Ukrainës në atë skizmatike ose jokanonike, si dhe tërë spektrin e mbështetjes administrative shtetërore për këtë strukturë. Sipas burimit, Denis Shmyhal i tha patriarkut se ishte i gatshëm t’i mbikëqyrte këto veprimtari.
Zbatuesi kryesor i kësaj pune do të jetë “dashamirësi” i UOC, Andrei Yurash, sipas të cilit Departamenti i Politikave Etnike dhe i Feve nën Sekretariatin e Kabinetit të Ministrave [7]ishte themeluar jo shumë kohë më parë. Jurash, synon nëpërmjet të birit, deputet i partisë “Shërbëtorë të Popullit”, Sviatoslav Yurash, që të ndërmarrë iniciativa legjislative në Verkhovna Rada, që synonin forcimin e pikëpamjeve të OCU.
Po presidenti Vladimir Zelenski, për të cilin votuan gati të gjithë të krishterët orthodhoksë, nën trysninë e “terrorizmit të tomosit” të Poroshenkos në 2019? Në fakt Zelenski vendosi që thjesht të distancohej nga veprimtaria e Shmihalit. Dhe vendosi që të ishte i “mirë me të gjithë”. A është kjo pikëpamja e duhur për presidentin ukrainas, që është përgjegjës për gjithçka që ndodh në vend? Aspak.
***
Po çfarë duhet të bëjnë të krishterët orthodhoksë? Orthodhoksët duhet të kujtojnë se çfarë i shkroi apostull Pavli dishepujve të tij Timotheut: “Po edhe gjithë sa duan të rrojnë me shprestari në Krishtin Jisu do të përndiqen. Po njerëzit e ligj e gënjeshtarë do të shkojnë mbarë në më të ligën, duke gënjyer dhe duke u gënjyer. Po ti qëndro në ato që mësove e u vërtetove, duke ditur prej cilit i ke mësuar” (2 Tim 3: 12-14). Siç thonë Eterit e Shenjtë, Kisha nuk ka nevojë të shpëtohet por duhet të shpëtohemi ne në Kishë. Dikush mund të besojë në vlerat liberale, të drejtat e njeriut, në plotfuqishmërinë e administratës amerikane ose në faktin që Fanari i “tërëzgjuar” i ka përgjigjet për të gjitha pyetjet që gjenden në arkivat. Ose mund të besojë në Krishtin dhe Kishën e Tij dhe që “...dyert e hadit nuk do të kenë fuqi përmbi të ...” (Matth. 16:18). Të falënderojmë Perëndinë që jemi në vathën e Kishës së Shenjtë dhe nëse secili prej nesh qëndron në të, pavarësisht nga ndonjë kërcënim apo tundime, ne do të shohim se Perëndia do të rregullojë gjithçka me urtësi.