Putini thotë se pandemia e koronavirusit është në kontroll të plotë në Rusi, ndërsa 60% nuk kanë asnjë simptomë [1]
60% e personave në Moskë janë pa asnjë simptomë dhe një numër shumë i madh kanë simptoma të buta. Edhe në pjesë të tjera të Rusisë kanë të njëjtën tendencë në pjesën tjetër të Rusisë.
Image alignment
Putini sapo kumtoi [2]se "epidemia e koronavirusit është nën kontrollin total në Rusi”. Ai theksoi se "të gjitha nivelet e qeverisë federale dhe shtetërore punojnë në unison, të organizuar dhe me një shkallë të lartë të përgjegjësisë”.
"Rusia është gati të përballet me çdo skenar të mundshëm të kthesave të përhapjes. Rusia është gjithnjë disa hapa në avancë të situatës në terren” shtoi Putini.
Rusia identifikoi një rekord prej 6.060 të infektuarish ditën e djeshme. Ky është një rekord i ri i veçantë nga 4,070. Po çfarë është e veçantë me këtë rekord? Fakti që këta njerëz nuk janë të sëmurë. 60% e atyre në Moskë ishin pa asnjë simptomë. Dhe një numër i madh vetëm me simptoma të buta. Tendenca është e ngjashme me pjesën tjetër të Rusisë. Kjo do të thotë që një numër i madh i përhapësve të mundshëm të infeksionit karantinohen. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka bërë këtë. Kjo pasi Rusia e theu sërish rekordin e kryerjes së 118 mijë testeve në ditë, për një total prej 1.94 milion persona.
Raste të regjistruara në Moskë ishin 3.570. Shën Peterburgu identifikoi vetëm 114 raste. Kjo do të thotë që ka shumë pak qarkullim të koronavirusit. Unë vërej se pavarësisht nga kjo, media propagandistike perëndimore ka përhapur lajmin e rremë se Shën Peterburgu ka dalë si një zonë e nxehtë e të infektuarve. Ёnderra të këqija që do të ndotin mendjet e lexuesve.
Vetëm 48 kanë vdekur, ndonëse numri i rasteve ka qenë në rritje të ndjeshme. Numri total i viktimave është 361. Dhe numri i atyre që janë shëruar është 234, totali 3,291. Por unë e dyshoj këtë shifër. Mendoj se duhet të jetë fjala për ata që janë shëruar në spitale dhe jo të atyre që janë pa simptoma në shtëpi.
Kjo situatë e mirë konfirmohet nga autoritetet e shëndetit në Moskë që thonë se vetëm 1,300 pacientë të COVID-19 janë shtruar në spital (nga një total prej 24,000). E pranoj se kjo është konfuze sepse para një jave numri ishte 6,000. Por ky numër përfshinte të gjithë pacientët e prekur nga pneumonia, që duket se është shumë më i madh.
Këtë situatë premtuese e konfirmoi vetë presidenti Putin, që ishte plot siguri kur i përcolli kombit mesazhin përshëndetës të Pashkës, duke kumtuar se epidemia e koronës është nën kontroll në Rusi.
Në lidhje me 60% të të infektuarve që janë pa simptoma, ky numër nuk është arritur në asnjë vend tjetër. Më herët kemi parë shifrën e 50% në Islandë dhe disa vende të tjera. Fakti që është tani në masën 60% do të thotë që mund të rritej më shumë. Ёshtë si një lloj vaksine natyrale e arritur nga ekspozimi me intensitet të ulët.
Duke folur për imunitetin natyror, Rusia njoftoi gjithashtu se kanë filluar trajtimet e transfuzionit të plazmës me gjak të marrë nga të shëruarit.