Atë Serafim Rose – Etërit e Shenjtë: Një udhërrëfyes i sigurtë ndaj Krishtërimit të vërtetë

"Ne duhet të shkojmë te Etërit e Shenjtë . . . me qëllim që të bëhemi dishepujt e tyre, të marrim mësimin e besimit të vërtetë, shpëtimin e shpirtit, megjithëse e dimë se duke e bërë këtë ne do të humbasim favorin e kësaj bote dhe do të dëbohemi prej saj”.

Kujtoni të parët tuaj, që ju shpallën fjalën e Perëndisë; besimin e të cilëve ndiqni dhe duke çmuar rezultatin e sjelljes së tyre, merrni si shembull besimin e tyre...mos e lëshoni veten aty e këtu prej doktrinave të ndryshme dhe të huaja Hebrenjve 13:7,9

Nuk ka pasur kurrë ndonjë epokë tjetër plot me mësues të rremë si ky shekull i mjerë i 20-të, aq i mbushur me lehtësira materiale por aq i varfër në shpirt. Ҫdo mendim i mundshëm madje edhe ai më absurdi, edhe ato që refuzohen nga pëlqimi i përgjithshëm i të gjithë njerëzve të qytetëruar e tani ka platformën e vet dhe “mësuesin” e vet.   Pak prej mësuesve vijnë demonstrim ose premtim të “pushtetit shpirtëror” dhe mrekullive të rreme, siç veprojnë okultistë dhe "karizmatikë” por shumë prej mësuesve bashkëkohorë nuk ofrojnë më shumë se një sajesë e dobët e ideve të papërpunuara të cilat i kishin marrë "nga ajri," ose nga ndonjë burrë ose grua të vetëcaktuar të kësaj kohe i cili di më shumë se të gjithë të lashtët thjesht duke jetuar në kohët tona të sotme të “ndriçuara”. Si pasojë filozofia ka një mijë shkolla dhe “krishterimi” me mijëra sekte. Ku mund të gjendet e vërteta në këtë, nëse mund të gjendet në kohët tona konfuze?

Vetëm në një vend gjendet burimi i mësimit të vërtetë, që vjen nga Perëndia Vetë, që nuk pasohet gjatë shekujve por gjithnjë i freksët, duke qenë po i njëjti në tërë ata që e mësojnë seriozisht, duke i drejtuar ata që e ndjekin atë drejt shpëtimit të përjetshëm. Ky vend është Kisha Orthodhokse e Krishti, burimi është hiri i Frymës së Tërëshenjtë dhe mësuesit e vërtetë e doktrinës hyjnore që burojnë prej këtij burimi janë etërit e shenjtë të Kishës Orthodhokse.

Por mjerisht sa pak të krishterë orthodhoksë e dinë këtë dhe dinë sesi të pinë prej këtij burimi! Sa shumë prej hierarkive bashkëkohës i drejtojnë grigjat e tyre jo te kullotat e vërteta të shpirtit, etërit e shenjtë por përgjatë shtigjeve të njerëzve të ditur të kohës që premtojnë diçka të “re” dhe përpiqen vetëm që t’i bëjnë të krishterët të harrojnë mësimin e vërtetë të Etërve të Shenjtë, një mësim që vërtet është në disharmoni me idetë e rreme që mbizotërojnë në kohën tonë.

Mësimi Orthodhoks i Etërve të Shenjtë nuk është diçka e një kohe, qoftë “e lashtë” ose “bashkëkohore”. Ai është përcjellë në vijueshmëri të pandërprerë që nga koha e Krishtit dhe apostujve të Tij deri në ditët e sotme dhe nuk ka qenë kurrë ndonjë kohë kur ka qenë e nevojshme për të zbuluar një mësim të “humbur” të etërve. Edhe kur shumë orthodhoksë të krishterë e kanë lënë pas dore këtë mësim (siç ndodh për shembull sot), përfaqësuesit e vërtetë të tij ia përcillnin akoma atyre që kishin uri ta merrnin atë ... kanë qenë periudha të mrekullueshme patristike të tilla si ajo e shndritshme e shekullit të katërt dhe ka pasur edhe periudha rënieje në vetëdijen patristike në mesin e të krishterëve orthodhokse por nuk ka pasur asnjë periudhë që nga themelimi i Kishës së Krishtit në tokë kur tradita e Etërve të mos ta ketë udhëhequr Kishën dhe nuk ka pasur asnjë shekull pa Etërit përkatës. Shën Nikita Stethatosi, dishepulli dhe biografi i Shën Simeonit Theologut të ri, ka shkruar:

"Ёshtë siguruar nga Perëndia që nga brezi në brez nuk duhet të ndërpritet përgatitja me anë të Shpirtit të Shenjtë të profetëve të Tij dhe miqve të tij për rregullin në Kishën e Tij”.  

Më e dobishme është për ne, të krishterët e fundit, që të udhëhiqen e të marrin frymëzimin nga Etërit e Shenjtë të kohës sonë, të atyre që jetonin në kushte të ngjashme me kohën tonë dhe i kanë ruajtur megjithatë të pacënuara mësimin gjithnjë të gjallë, që nuk është vetëm për një periudhë ose racë por për të gjitha kohët deri në fund të kohës dhe për tërë racën e të krishterëve orthodhoksë. 

Para se të shohim dy prej etërve të shenjtë më të fundit, le ta bëjmë të qartë se për ne si të krishterë orthodhoksë, studimi i Etërve të Shenjtë  nuk është një ushtrim i kotë akademik. Shumë prej asaj që duket si një "rizgjim patriotik” në kohët tona është më shumë se një lodër e studiuesve jo orthodhoksë dhe e imituesve të tyre “orthodhoksë”, asnjë prej të cilëve nuk ka “zbuluar” një të vërtetë pastristike për të cilën ka qenë gati të flijojë jetën. Një “patologji” e tillë është racionaliste që ndodh për të marrë si temë mësimin e Etërve pa kuptuar se mësimi i mirëfilltë i Etërve të Shenjtë përmban të vërtetat prej të cilave varet jeta ose vdekja jonë shpirtërore. Pseudo-studiues të tillë patriotikë e shpenzojnë kohën duke provuar se “pseudo-Makari” ka qenë një heretik mesalian, pa kuptuar ose praktikuar mësimin e pastër orthodhoks të Shë Makarit të Madh të vërtetë; se “pseudo-Dionisi” ka qenë një mashtrim i llogaritur i librave thellësia mistike e shpirtërore e të cilit nuk mund të rrokeshin para akuzuesve të tij; se jeta thellësisht e krishterë dhe murgërore e Shën Varlamit dhe Joasafit, të përcjella nga Shën Joan Damaskini nuk është asgjë tjetër përveç një “ritregimi të historisë së Budës” dhe njëqind përralla të ngjashme të prodhuara nga “ekspertë” për një publik leshko që nuk ka asnjë ide për atmosferën gnostike në të cilën “zbulime” të tilla janë bërë. Aty ku ka çështje serioze akademike në lidhje me disa tekste pastistike (të cilat sigurisht që ekzistojnë), ato sigurisht nuk do të zgjidhen thjesht duke i referuar ata te “ekspertë” të tillë, të cilët janë krejtësisht të huaj ndaj traditës patristike dhe vetëm sa jetojnë në kurriz të saj.

Kur studiuesit “orthodhoksë” marrin mësimin e këtyre pseudostudiuesve  ose bëjnë kërkimet e tyre në të njëjtën frymë racionale, rezultati do të jetë tragjik, sepse studiues të tillë merren prej shumë njerëzve si “zëdhënës të orthodhoksisë” dhe prononcimet e tyre racionale si pjesë e këndvështrimit “autentik patriotik”, duke mashtruar shumë të krishterë orthodhoks. Atë Aleksandër Shmeman për shembull, ndërsa pretendonte se ishte i çliruar nga “robëria perëndimore” që në paditurinë e tij të traditës së vërtetë patristike të shekujve të fundit (që më shumë gjendet në manastire sesa seminare) ai pandeh se e kanë dominuar krejtësisht theologjinë orthodhokse të kohës sonë, është bërë vetë rob i ideve racionale protestante në lidhje me theologjinë liturgjike, siç është theksuar nga protopresviter Mihal Pomazanski, një theolog i vërtetë i Etërve i kohës së sotme, 1 

Fatkeqësisht një demaskim i qartë duhet të bëhet për pseudostudiuesin e shenjtorëve dhe etërve të shenjtë ruse, G. P. Fedotov, që pandeh se Shën Sergji “ka qenë i pari shenjtor rus që mund të cilësohet si mistik”, e kërkon më kot “origjinalitetin” në “veprën letrare”  të Shën Nilit të Sorës (duke treguar kështu se ai as nuk e kupton kuptimin e traditës në Orthodhoksi), e përgojon shenjtorin e madh orthodhoks, Tikhonin e Zadonskit, si “birin e Barokut perëndimor sesa trashëgimtar i spiritualitetit lindor” 2 dhe me një artificialitet të madh përpiqet ta paraqesë Shën Serafimin (i cili është faktikisht e çuditërisht në traditën patristike dhe me zor dallohet nga Etërit e mëdhenj të shkretëtirës egjiptase) sikur të jetë një fenomen “unikisht rus” që ishte "përfaqësuesi i parë i njohur i këtij grupi të etërve shpirtërorë (startsi) në Rusi, "qasja e të cilëve ndaj botës është e paprecedent në traditën lindore” dhe që ishte “pararendësi i formës së re të spiritualitetit që duhet të arrijë monasticizmin asketik"3

Fatkeqësisht pasoajty e një pseudoakademizmi shpesh shfaqen në jetën reale; shpirtra sylesh që i marrin këto përfundime të rreme për të vërteta fillojnë të punojnë për një “rizgjim liturgjik” mbi themele protestante, duke e shndërruar Shën Serafimin (duke shpërfillur mësimet e tij “të papërshtatshme” në lidhje me heretikët, të cilat ai i ndan me tërë traditën e Etërve) në një jogin hinduist ose një "karizmatik" dhe në përgjithësi  u qasen Etërve të Shenjtë ashtu si shumë prej studiesve bashkëkohorë-pa respekt dhe nderim, sikur të ishin në të njëjtin nivel, si një ushtrim në ezotericizëm ose si një lloj loje intelektuale, në vend që të ishte një udhërrëfyes ndaj jetës së vërtetë e shpëtimit.

Por nuk janë të tillë studiuesit e vërtetë orthodhoksë e as tradita e vërtetë orthodhokse patristike, në të cilën përcillen mësimet e vërteta dhe të pandryshueshme të krishterimit të vëretetë pa ndërprerje si gojarisht ashtu edhe me shkrim, nga një at shpirtëror në një bir shpirtëror, nga mësuesi në nxënës. Në shekullin e 20-të një hierark orthodhok spikat më shumë për orientimin e tij patristik— kryepiskop Theofani i Poltavës († 1943, një nga themeluesit e Kishës së lirë ruse jashtë Rusisë dhe ndoshta kryearkitekti i ideologjisë të pakompromistë dhe tradicionale. Në vitet kur ai ka qenë zëvëndës kryetar i Sinodit të Episkopëve të kësaj Kishe (vitet 20), ai u njoh gjerësisht si theologu më patristik rus jashtë vendit. Në vitet 30 ai u tërhoq në shkëputje të plotë për t’u bërë një Theofan të dytë dhe që atëherë është harruar fatkeqësisht. Fatmirësisht kujtesa e tij është ruajur me xhelozi nga nxënësit e pasuesit e tij dhe muajt e fundit një nga nxënësit e tij më të shquar, kryepiskopi Averki i Manastirit të Trinisë së Shenjtë në Jordanvill, Nju Jork ka botuar biografinë e tij së bashku me një numër predikimesh të tij4. Në këto predikime mund të shihet qartë nderimi përpara Etërve të Shenjtë, dishepullizimi i tij ndaj tyre dhe përulësia e tij e jashtëzakonshme që do të jetë e kënaqur vetëm kur ai nuk transmeton asgjë nga vetvetja por vetëm idetë dhe fjalët e Etërve të Shenjtë. Prandaj në një predikim në të Dielën e Pentekostisë ai thotë:

"Mësimi i Trinisë së Shenjtë është kulmi i theologjisë së krishterë. Prandaj unë nuk marr përsipër që ta parashtroj këtë mësim me fjalët e mia por në fjalët e theologëve dhe etërve të mëdhenj e të shenjtë dhe Perëndimbajtës si Athanasi i Madh, Grigor Theologu dhe Vasili i Madh. Të mijat janë vetëm buzët, kurse të tyret janë fjalët e mendimet. Ata paraqesin ushqimin hyjnor dhe unë jam vetëm shërbëtori i banketit të tyre hyjnor".

Në një predikim tjetër, kryeepiskopi Theofan parashtron arsyet për vetëfshehjen e tij përpara Etërve të Shenjtë — një veçori tipike e transmetuesve të mëdhenj të mësimit patristik, madje edhe theologëve të mëdhenj në të drejtën e tyre, të tillë si kryepiskopi Theofani, por që është keqinterpretuar në mënyrë bombastike nga studiuesit jo besimtarë si një “mungesë origjinaliteti”. Në predikimin e tij të dielën e Etërve të Shenjtë të Sinodit të Gjashtë Ekumenik, të dhënë në 1928 në Varna, Bullgari, ai u ofron besnikëve: 

"... një fjalë mbi domethënien e Etërve të Shenjtë dhe Mësuesve të Kishës për ne të krishterët. Në çfarë konsiston suksesi i tyre dhe nga varet për ne domethënia e tyre e veçantë? Kisha vëllezër është shtëpia e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe themeli i të vërtetës (I Timoteut 3:15). E vërteta e krishterë është e ruajtur në Kishë në Shkrimin e Shenjë dhe Traditën e Shenjtë por kërkon një ruajtje e një interpretim të saktë. Domethënia e Etërve të Shenjtë gjendet saktësisht në këtë: që ata janë ruajtësit e interpretuesit më të aftë të kësaj të vërtete me anë të meritës së shenjtërisë së jetëve të tyre, njohjes së tyre të thellë të fjalës së Perëndisë dhe bollëkut të hirit të Frymës së Shenjtë që banon në ta”

Pjesa tjetër e këtij predikimi nuk përbëhet veçse nga citime prej etërve të shenjtë (Shën Athanasit të Madh, shën Vasilit të Madh, Simeon Theologut të Ri, Nikita Stethatosin) në mbështetje të kësaj pikëpamjeje. Ati i fundit i shenjtë që citon kryepiskopi Theofan gjerësisht në predikimin e tij është një që ndodhet afër tij në kohë, një  paraardhës i tij në transmetimin e traditës autentike patristike në Rusi— Episkop Ignat Briankianinov. Ai ka një domethënie të dyfishtë për ne sot : jo vetëm që ai është një atë i shenjtë i kohëve tona por kërkimi i tij ndaj të vërtetës është shumë i ngjashëm me atë të kërkuesve të sotëm të së vërtetës dhe prandaj ai na tregon sesi është e mundur për "njeriun e ndriçuar modern” për të rihyrë në atmosferën e pastër të patristikës, pra të ideve të vërteta orthdodhokse të mënyrave të të menduarit. Ёshtë jashtëzakonisht frymëzuese për ne që të lexojmë në fjalët e vetë episkop Ignatit sesi një inxhinier ushtaral i shpërtheu zgjedhat e “njohjes moderne: dhe u fut në traditën patristike që e mori përveç librave drejtpërdrejt nga një nxënës i Shën Pais Velikovskit dhe i përcjellë deri në kohën e sotme. Kryepiskopi Theofan citon Ignatin: 5 

"Kur isha ende një student, nuk kishte dëfrime ose shpërqëndrim për mua! Bota nuk paraqiste asgjë tërheqëse për mua. Mendja ime ishte e zhytur krejtësisht në shkencat dhe përvëlohesha ndërkohë nga dëshira për të zbuluar se ku gjendet besimi i vërtetë, mësimi i vërtetë i tij që është i huaj ndaj dogmatikes dhe morales”.

"Në të njëjtën kohë u paraqitën para syve të mi kufijtë e njohurisë njerëzore në shkencat më të larta të zhvilluara. Duke ardhur në këto kufij, unë i pyeta shkencat: “çfarë jepni që njeriu t’ju zotërojë? Njeriu është i përjetshëm dhe çfarë është e tija duhet të jetë e përjetshme. Tregoma këtë zotërim të përjetshëm, këtë pasuri të vërtetë, që ta marr me vete në varr! Deri tani shoh vetëm njohjen që përfundon me tokën, që nuk mund të ekzistojë pas ndarjes së shpirtit nga trupi".

I riu kërkues hulumtoi matematikën, fizikën, kiminë, filozofinë, duke zbuluar njohjen e thellë të tij ndaj tyre e më pas gjeografinë, gjeodezinë, gjuhët, letërsunë por zbulon se ato i përkasin të gjitha botës. Në përgjigje të pyetjeve të tij shqetësuese ai mori të njëjtën përgjigje me ato të kërkimeve të ngjashme  në shekullin tonë më të “ndriçuar” të njëzetë:  "Shkencat ishin të heshtura"

Pastaj,

"për një përgjigje të kënaqshme, një përgjigje të nevojshme dhe të gjallë, unë iu ktheva besimit. Por ju je fshehur o besim i vërtetë dhe i shenjtë? Unë nuk mund t’ju njihja në fanaticizëm [Papizëm] që nuk është vulosur nga butësia e Ungjillit; kishte frymën e pasionit dhe krenarisë! Nuk mund t’ju njihja në mësimin arbitrar të protestantizmit që u nda prej Kishës, duke sajuar sistemin e vet të ri, duke shpallur kotësisht dhe krenarisht një besim të ri e të vërtetë të krishterë, pas një periudhe prej 18 shekujsh që nga Mishërimi i Perëndisë Fjalë! Oh! Në ç’gjendje mëdyshjeje ndodhej shpirti im! Si u kërrus frikshëm dhe ç’valë dyshimi që u ngritën kundër tij, prej mosbesimit ndaj vetes, ndaj çdo gjë që bënte zhurmë, duke ulëritur përreth meje për shkak të njohjes sime, injorancës sime ndaj të vërtetës”.

"Dhe unë fillova shpesh me lotë që t’i përgjërohesha Perëndisë që të mos më jepte si një flijim ndaj gabimit, por që të më tregonte në shtegun e duhur ndaj të cilit duhet të drejtoj udhëtimin tim të padukshëm të mendjes e zemrës. Dhe ç’mrekulli! Papritur një mendim më erdhi në mendje ...  zemra ime brofi si ndaj përqafimit të një miku. Ky mendim më frymëzoi që ta studioja besimin në burimet-në shkrimet e etërve të shenjtë! “Shenjtëria e tyre” më tha mendimi, “më siguron besueshmërinë e tyre: i zgjidhni ata si udhërrëfyes”, U binda. Gjeta mënyra për t’i përvetësuar veprat e këtyre pëlqyesve të shenjtë të Perëndisë dhe me zell nisa t’i lexoj ata, duke i hulumtuar thellë. Pasi lexoja disa, merrja e lexoja edhe të tjerë, i lexoja shumë herë e i studioja me kujdes. Por çfarë më preku më shumë në veprat e Etërve të Kishës Orthodhokse? Ishte harmonia e tyre e mrekullueshme. Tetëmbëdhjetë shekuj dëshmuan nëpërmjet buzëve të tyre ndaj një mësimi të vetëm unanim, një mësimi hyjnor!"

"Kur vështroj një natë të kthjellët vjeshte të mbushur me yje të panumërt, të cilët edhe pse me madhësi të shumëllojshme derdhin një dritë të vetme, them me vete: të tilla janë shkrimet e Etërve! Kur vështroj detin e gjërë një ditë vere, mbuluar nga anije të shumëllojshme me velat e tyre të hapura si krahët e mjelmave të bardha, që ecin nën një erë të vetme drejt një qëllimi të vetëm, e drejt një limani të vetëm, i them vetes: të tilla janë shkrimet e Etërve! Kur dëgjoj një kor të harmonishëm me shumë zëra, në të cilin zëra të ndryshëm këndojnë me harmoni të përkryer një këngë të vetme hyjnore, atëherë them me vete: të tilla janë shkrimet e Etërve!"

"Dhe ç’mësim gjej në ta? Gjej një mësim të përsëritur nga tërë Etërit, sipas të cilit i vetmi shteg shpëtimi është ndjekja e qëndrueshme e udhëzimeve të Etërve të Shenjtë”. “A keni parë” thonë ata “ndonjë të mashtruar nga mësime të rreme, duke humbur shpirtin nga një zgjedhje të gabuar të mundimeve asketike? – atëherë dijeni se ai ka ndjekur veten, gjykimin e tij dhe jo mësimin e Etërve (Ava Dorotheu, Udhëzimi i pestë), prej të cilit është kompozuar tradita dogmatike e morale e Kishës. Me këtë traditë si një zotërim të çmuar, i ushqen Kisha fëmijët e saj”.

"Ky mendim u dërgua nga Perëndia, nga i Cili vjen çdo dhuratë e mirë, prej nga një mendim i mirë është fillesa e çdo gjëje të mirë … ky mendim ishte për mua limani i parë në tokën e të vërtetës. Këtu gjeti shpirti im prehje nga dallgët dhe erërat. Ky mendim u bë guri i themelit për ndërtesën shpirtërore të shpirtit tim dhe ylli im udhërrëfyes. Filloi të më ndriçonte udhën e mundimshme të ngushtë e të padukshme të mendjes e zemrës ndaj Perëndisë. E shikoja botën e përshpirtshme me këtë mendim dhe pashë se shkaku i të gjitha gabimeve konsiston në padituri, harresë e në mungesën e këtij mendimi”.

"Leximi i Etërve më bindi qartë se shpëtimi në prehërin e Kishës Orthodhokse Ruse ishte i padyshimtë, diçka prej të cilës janë të privuar besimet evropianoperëndimore, meqenëse nuk e kanë ruajtur të pacenuar mësimin dogmatik e moral të Kishës së Krishtit që nga fillimi. Më zbuloi se çfarë ka bërë Krishti për njerëzimin, në çfarë konsiston rënia e njeriut, pse ishte i nevojshëm një Shpëtimtar, në çfarë konsiston shpëtimi i realizuar nga ky Shpëtimtar. Më nguliti idenë se dikush duhet të kultivojë, ndjejë e shikojë shpëtimin te vetja, pa të cilin besimi në Krishtin është i vdekur dhe Krishterimi është një fjalë dhe një emër pa qenë i zbatuar! Më mësoi që ta shikoja përjetësinë si përjetësi, para së cilës një mijë vjet nuk janë asgjë, jo më jeta jonë që matet nga gjysmë shekulli dhe që jeta tokësore duhet të na çojë në përgatitjen për përjetësinë... Më tregoi mua se të gjitha profesionet, dëfrimet, nderimet e gjërat e rëndësishme të kësaj note janë lojëra të kota me të cilat luajnë fëmijët e rritur dhe në të cilën e humbasin bekimin e përjetësisë... Të gjitha këto Etërit e Shenjtë e paraqesin me një qartësi të madhe në shkrimet e tyre të shkëlqyeshme”

Kryepiskopi Theofani e përfundon porosinë e tij patristike me këtë thirrje:

"Vëllezër, ky mendim i mirë, të pasurit Etërit e Shenjtë si udhërrëfyes, qoftë ylli juaj udhërrëfyes në ditët e shtegtimit tuaj tokësor në dallgët e detit të jetës!"

E vërteta e kësaj nxitjeje, si fjalët e frymëzuara të episkop Ignatit, nuk është zbehur që atëherë kur është thënë. Bota ka vazhduar në udhën e apostazisë nga e vërteta e krishterë dhe është më se e qartë se nuk ka rrugë tjetër përveç asaj të ndjekjes pa asnjë kompromis të rrugës së të vërtetës që na e kanë përcjellë Etërit e Shenjtë.

Megjithatë ne duhet të shkojmë te Etërit e Shenjtë jo thjesht që “të mësojmë rreth tyre”, nëse nuk bëjmë më shumë se kaq nuk jemi më mirë se debatuesit e kotë të akademikëve të vdekur të këtij qytetërimi të humbur të kohës sonë, edhe kur këta studiues janë “orthodhoksë” dhe theologët e ditur në ta përkufizojnë dhe shpjegojnë gjithçka rreth "shenjtërisë” dhe "spiritualitetit” dhe “theozës” por nuk e kanë përvojën e nevojshme për t’i folur drejtpërdrejt zemrës së shpirtrave të etur dhe t’i plagosin që të dëshirojnë udhën e luftës shpirtërore, e as njohjen për të dalluar gabimin fatal të “theologëve” akademikë që flasin për Perëndinë me cigare ose gotë vere në dorë, e as kurajën për të akuzuar hierarkët apostatë “kanonikë” për tradhtinë e tyre të Krishtit.

Ne duhet të shkojmë te etërit e shenjtë që të bëhemi nxënësit e tyre për të marrë mësimin e jetës së vërtetë, shpëtimin e shpirtit, duke e ditur ndërkohë se duke e bërë këtë do të humbasim favorin e kësaj bote dhe të flakemi prej saj. Nëse e bëjmë këtë do të gjejmë rrugën për të dalë nga moçali i ideve të kësaj kohe që bazohet pikërisht në braktisjen e mësimeve të shenjta të Etërve. Ne do të shohim se Etërit e Shenjtë janë “bashkëkohorë” sepse flasin hapur për betejën e të krishterëve orthodhoksë të sotëm, duke u dhënë pyetje pyetjeve kritike të jetës dhe vdekjes të cilat studiuesit akademikë kanë frikë t’i bëjnë dhe kur  bëjnë ato, japin një përgjigje të padëmshme që i “shpjegon” këto pyetje për ata që janë kureshtarë ndaj tyre por nuk kanë etje për përgjigjet. Ne do të gjejmë një udhërrëfyes të vërtetë nga Etërit, duke mësuar përulësi dhe mosbesim ndaj urtësisë sonë të kotë të cilën e kemi marrë me ajrin e kohëve të molepsura, duke i besuar ata që i kanë pëlqyer Perëndisë dhe jo botës. Ne do të gjejmë në ta etër të vërtetë, të cilët na mungojnë sot kur dashuria e shumë vetave është ftohur (Mateu 24:12) — etër qëllimi i vetëm i të cilëve është të na drejtojë ne fëmijët e tyre te Perëndia dhe Mbretëria e Tij qiellore, ku do të ecim dhe do të bisedojmë me këta njerëz engjëllorë me një gëzim të papërshkrueshëm përgjithmonë.

Nuk ka problem të kohëve tona konfuze që nuk e gjen zgjedhjen me një lexim të kujdesshëm dhe respektues të Etërve të Shenjtë: qoftë problemi i sekteve e herezive që gëlojnë sot, ose skizmave e “juridiksioneve”,  pretendimi i një jete të përshpirtshme të parashtruar nga “rizgjimi karizmatik” ose tundimet e stërholluara të rehatisë së kohës sonë, apo çështjet komplekse filozofike të tilla si "evolucioni” ose çështjet morale të drejtpërdrejta të abortit, eutanazisë dhe "kontrollit të lindjes”, apo apostazia e rafinuar e “sergjianizmit” që ofron një organizatë e kishës në vendin e Trupit të Krishtit, ose  mizoria e “rinovacioneve” që nisën me “rishikimin e kalendarit” dhe përfunduan me “protestantizmin e ritit lindor”. Në të gjitha këto çështje Etërit e Shenjtë dhe Etërit tonë të gjallë që i ndjekin ata janë udhërrëfyesi ynë i sigurtë.

Episkop Ignati dhe Etër të tjerë më të fundit na kanë treguar ne të krishterët bashkëkohorë se cilët Etër të Shenjtë janë më të rëndësishëm për ne që t’i lexojmë. Qoftë kjo një frymëzim për ne që ta vëmë mësimet e Etërve si themelin e ngrehinës së shpirtrave tanë, në trashëgiminë e jetës së përjetshme! Amin.

FOOTNOTES

1 "Theologjia Liturgjike e Atë A.Shmenanit”, në Fjalën Orthodhokse, 1970, No. 6, fq. 260-280.

2 Një tezë e refuzuar rrënjësisht nga Nadejda Gorodetski te Shën Tikhon Zadonsky, frymëzuesi I Dostojevskit, SPCK, London, 1951.

3 Shih prezantimet e Fedotovit ndaj shkrimeve të këtyre shenjtorëve në A Treasury of Russian Spirituality, Sheed & Ward, New York, 1948.

4 Një jetë e shkurtër e tij në anglisht mund të lexohet në Orthodox Word, 1969, No. 5.

5 Nga volume I I Veprave të Zgjedhura të Ep.Ignatit në rusisht, fq. 396-401.

  • Shqip
  • العربية
  • English
  • Français
  • Deutsch
  • Bahasa Indonesia
  • Italiano
  • Português
  • Русский
  • Español